Çfarë është Dora Loyalty?
Dora Loyalty është një program premium i besnikërisë që u jep anëtarëve të regjistruar qasje në zbritje ekskluzive dhe përfitime tek partnerë të përzgjedhur me kujdes.
Si të bëhem anëtar i programit të besnikërisë Dora Loyalty?
Për t'u bërë anëtar, është e nevojshme të regjistroheni dhe të paguani anëtarësimin. Pas regjistrimit të suksesshëm, do të merrni kartën digjitale Dora Loyalty përmes së cilës do të përdorni të gjitha përfitimet e programit.
Ku mund të regjistrohem?
Regjistrimi bëhet përmes faqes sonë zyrtare të internetit ose përmes aplikacionit mobil Dora Loyalty.
Sa është anëtarësimi në programin Dora Loyalty?
Anëtarësia vjetore për programin Dora Loyalty është 1,500 denarë.
Sa zgjat anëtarësia?
Anëtarësia në programin Dora Loyalty është e vlefshme për 365 ditë nga data e pagesës.
Si bëhet pagesa?
Pagesa bëhet online, përmes portalit bankar të pagesave që është në dispozicion në faqen tonë zyrtare të internetit dhe në aplikacionin mobil.
Pagesa mund të bëhet menjëherë pas regjistrimit.
Si të përdoren zbritjet?
Gjatë pagesës, është e nevojshme të shfaqni barkodin e gjeneruar në aplikacionin mobil. Kasieri e skanon barkodin dhe zbritja llogaritet automatikisht.
Çfarë ndodh pas skadimit të anëtarësisë?
Pas skadimit të anëtarësisë, është e nevojshme të rinovoni anëtarësimin për të vazhduar të përdorni zbritjet.
Nëse anëtarësia nuk rinovohet brenda 6 muajve, karta deakivohet dhe hiqetautomatikisht nga profili juaj.
Ku mund ta përdor kartën Dora Loyalty?
Kartela e besnikërisë mund të përdoret tek të gjithë partnerët e listuar në seksionin „Partnerë dhe zbritje“ në aplikacionin mobil dhe në faqen zyrtare të internetit.
A më mbetet karta edhe kur më skadon anëtarësimi?
Po, karta ju mbetet, por do të jetë joaktive. Nëse gjatë periudhës prej 12 muajsh nga momenti i skadimit të anëtarësimit nuk e rinovoni, karta do të fshihet automatikisht nga llogaria juaj.
Tek cilët partnerë mund ta përdor kartën Dora loyalty dhe të marr zbritje?
Tek të gjithë partnerët tanë të listuar në seksionin "zbritje" në aplikacionin mobil dhe në faqen e internetit, në seksionin "partnerë dhe zbritje".